Sport

KB Peja nënshkruan kontratë me trajnerin Edi Xhelalia

Klubi i basketbollit Peja ka nënshkruar kontratë me trajnerin e njohur Edi Xhelalia.

Përmes një njoftimi në Facebook, KB Peja ka shkruar se Xhelalia vjen nga Liga e Parë e Kampionatit kroat, ndërsa në sezonin e vitit 2018/2019 ishte trajner i përfaqësueses së Kuwaitit dhe udhëheqës i KK Sibenka në sezonin e kaluar.

Xhelalia në vitin 2012 ishtë përzgjedhur si trajneri më i mirë kroat i vitit.