Sport

UEFA do të zvogëlojë fondin e shpërblimeve për pesë vjet shkaku i pandemisë

Fondi i shpërblimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do të shkurtohet gjatë pesë vjetëve të ardhshme, ndërsa UEFA është duke u përballur me vështirësi financiare si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan “The Times”.

UEFA ka njoftuar federatat anëtare se ka humbur mbi 560 milionë euro pas shkurtimit të hyrave nga të drejtat televizive dhe sponsorët pas vonesave në fazën nokaut të dy garave edicionin e kaluar.

Dy garat ishin pezulluar në mars kur pandemia bëri rrëmujë në kalendarin sportiv dhe vazhduan garat vetëm në gusht, pasi që ligat evropiane përfunduan stinorët.

Fazat nokaut u luajtën pa shikues, në fusha neutrale dhe me vetëm një ndeshje në vend se të luheshin sipas formatit vajtje-ardhje.