Sport

Përurohet palestra sportive në Deçan

Përurohet palestra sportive në Deçan
Foto: KosovaPress

Është përuruar sot palestra sportive në Deçan. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me ndërtimin e kësaj palestre sportive po kompletohet infrastruktura që ndihmon në ecjen para të sportistëve kosovarë drejt arenës ndërkombëtare.

“Është me interes se sot kjo është kompletuar kjo sallë që sipas informatave të ministres Dumoshi është e standardeve të larta ndërkombëtare për hendboll dhe basketboll. Kështu, Deçani dhe komunat tjera gjithandej nëpër Kosovë po e kompletojnë infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtar. Deçanit, Pejës e kësaj ane nuk i mungojnë sportistët në plotë sporte e keni bërë krenar Kosovën në plote sporte”, tha Hoti, raporton KSP.