Sport

Shorti po e mban peng Ligën Unike në basketboll

 Marrëveshja është firmosur ndërmjet federatave, ekipet pjesëmarrëse janë caktuar, arbitrat e kanë mbajtur seminarin, por megjithatë Liga Unike në basketboll nuk po fillon. Është shorti ai që po e mban pezull fillimin e ligës së përbashkët të ekipeve të Kosovës e Shqipërisë.

Tërheqja e shortit për Ligën Unike, që është paralajmëruar të nisë këtë muaj, ende nuk është bërë për shkak të vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që ndalon aktivitetet sportive në palestra. Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë thënë se gjithçka është gati për fillimin e Ligës Unike dhe se po presin vetëm lejen e Qeverisë shqiptare për hapjen e palestrave, gjë që ende nuk kanë ndodhur.