Tre trajnerët e futbollit, Erdin Hashani, Faruk Statovci dhe Gani Sejdiu kanë thënë se gjyqtari kryesorë i derbit Drita – Gjilani, Mervan Bejtullahu, nuk do të gabonte nëse do të jepte penallti në favor të kampiones në fuqi, Dritës. Ka qenë penallti, por pse nuk e ka bërë ndoshta pse ka qenë minuta e 85-të.
"Nuk ka rëndësi a është minuta e parë apo e fundit, penalltia duhet të jepet”, ka thënë Hashani, derisa Statovci ka theksuar se Bejtullahu nuk do të gabonte nëse do ta jepte penallti për Dritën. “Ndoshta për hir të derbit gjyqtari i atij qyteti nuk ka dashtë ta jap penallti. Një duel i cili edhe po të bëhej penallti, nuk do të gabonte”, është shprehur Statovci. E trajneri Sejdiu thotë se është vendim i lirë i gjyqtarit, por që nuk do të diskutohej, nëse do ta jepte penallti në fund të takimit derbi të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit kosovar. “Edhe nëse ishte bërë penallti, nuk do të diskutohej”, ka thënë Sejdiu.