Sport

Hashani: Drita meritoi ta fitonte derbin

Descriptive Text

Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka thënë se Drita ka merituar ta fitoj ndeshjen derbi përballë Gjilanit. Por, ai ka theksuar se Dritës i ka munguar një sulmues për t’i finalizuar aksionet e krijuara për gol. Ndeshja derbi në mes Dritës dhe Gjilanit përfundoi pa gola, 0:0. Këtë duel i takoi javës së gjashtë të Superligës në futboll.

“Drita kishte raste për ta fituar ndeshjen, por Edison Kqiku bëri ndryshim të madh dhe është për habi që nuk po i jepet më shumë rasti. Një Gjilan nëse e ka mendjen për titull është ende larg. Drita pavarësisht rasteve ka pasur pengesa në finalizim”, ka thënë Hashani në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.