Trajneri i futbollit Faruk Statovci ka thënë se Drita për një nuancë ka qenë më e mirë se Gjilani sot në derbi. Ai ka thënë se Drita ka mundur të fitonte tri pikët.
Ai ka thënë se po ashtu stadiumi nuk ishte adekuat për një derbi të tillë.
“Jemi mësuar të shohim se disa ditë para ndeshjes tifozët bëjnë organizimet. Ata nuk patën mundësi të bënin këtë kësaj radhe dhe kjo zbehu derbin. Stadiumi nuk i ngjanë një stadiumi për të luajtur një derbi. Është vështirë. Më duket se nuk ka pamje të mirë të luhet një derbi. Drita dominoi por dy ekipet zakonisht hyjnë të mos humbin derbi e pastaj çfarë del. Drita kishte mundësi ta fitonte ndeshjen, ishte për disa nuanca më e mirë se Gjilani”, ka thënë Statovci për Sportin Total.