Sport

Hasani e Ademi realizojnë gola në Finlandë

Ferhan Hasani e Albion Ademi kanë realizuar sot gola në elitën e futbollit të Finlandës. Hasani realizoi një gol për HJK Helsinkin në fitoren 3:0 në shtëpi ndaj HIFK.

Ai realizoi nga penalltia. Nga penalltia ka realizuar edhe Albion Ademi për IFK Mariehamnin në humbjen 3:2 të pësuar në shtëpi nga SJK.

HJK pas 20 xhirove kryeson renditjen me 44 pikë. IFK zë vendin e nëntë me 20 pikë.

Ademi këtë stinor i ka realizuar 13 gola dhe i ka asistuar tre tjerë. Hasani ka realizuar pesë gola. Hasani ka realizuar pesë gola.