Sport

Kryeziu e Alushi presin ndeshje të vështirë, besojnë në rezultat pozitiv

Për shkak se fusha e stadiumit “Agron Rama” në Kastriot ishte shumë e fortë dhe e papërshtatshme për stërvitje, Kombëtarja A e Kosovës u detyrua që stërvitjen e radhës ta mbajë stërvitjet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po punojnë me përkushtim të madh , ndërsa shtabi teknik po përpiqet që të përgatisë ekipin sa më mirë në seanca stërvitore meqë, nuk ka mundësi të zhvillohen ndeshjet miqësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Stërvitja e radhës mbahet nesër në ora 14.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa pas lëndimit të Anel Rashkajt, në kombëtare përzgjedhësi Bunjaki ka ftuar Fanol Përdedajn që sot ju bashkëngjitë grupit në stërvitje, transmeton Koha.net. 

“Stërvitjet po shkojnë mirë sipas programit dhe dinamikës së paraparë. Pas lëndimit të Anel Rashkajt, lëndimi i të cilit nuk është i natyrës së rëndë por që kërkon trajtim jemi detyruar ta ftojmë Fanol Përdedajn. Po ashtu ju keni parë se Valon Berisha dhe Samir Ujkani po stërvitin në mënyrë individuale, por prej nesër besoj se do t’i bashkohen grupit dhe të jemi më komplet”, ka thënë Bunjaki, transmeton Koha.net.

Kurse futbollisti Enis Alushi ka kërkuar që të jepet maksimumi ndaj Turqisë, sidomos në aspektin defansiv.

“Sot terreni ishte më i mirë dhe kjo na ndihmoi shumë në stërvitje. Ndërsa sa i përket ndeshjet e dimë që Turqia ka një ekip të fortë, por ne jemi në gjendje fizike shumë të mirë dhe duhet të japim maksimumin sidomos në repartin defanziv”, është shprehur Alushi.

Në anën tjetër mesfushori Hekuran Kryeziu pret rezultat pozitiv ndaj Turqisë, përkundër që thotë se Turqia është kundërshtar i fortë.

“Na pret një ndeshje e fortë dhe një kundërshtar cilësor, por edhe ne presim një rezultat pozitiv sepse ka kohë që po presim të marrim edhe ne ndonjë pikë”, ka thënë Kryeziu.

{gallery}