Sport

Ministri italian i Sportit beson se Ronaldo ka shkelur protokollin anti-COVID

Ministri italian i Sportit beson se Ronaldo ka shkelur protokollin anti-COVID
Foto: Reuters

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, beson se futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thyer protokollin shëndetësor duke udhëtuar drejt Portugalisë për detyrat me kombëtaren.

Portugezi kishte luajtur ndaj Spanjës dhe Francës para se të rezultonte pozitiv në testin për koronavirus, ditë më parë. Më pas u detyrua të shikonte nga larg fitoren e Portugalisë ndaj Suedisë, por në mediat italiane bëri bujë raportimi se 35-vjeçari ishte i pari që kishte thyer rregulloren e Juventusit para se të shkonte të luante për Portugalinë.