Sport

Werderi i jep pushim Rashicës pasi i dështoi transferimi te Leverkuseni

Foto: DFB
 

Werder Bremeni ka vendosur t’ia japë disa ditë pushim yllit kosovar Milot Rashica, pasi i dështoi kalimi te Bayer Leverkuseni në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Ditët e fundit nuk ishin të lehta për Milotin, ka pasur shumë lëvizje. Andaj kemi vendosur t’ia japim këtë javë të lirë ashtu që ai të mblidhet dhe të ketë fokus të plotë te Werderi”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt, raporton “Bild” të martën.