Sport

Hashani: Në kohën tonë nuk kishim jelek, sot kjo gjeneratë ka mundësi të hyjë në histori

Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka thënë se në kohën kur ai dhe disa gjenerata tjera përfaqësonin Kosovën, nuk kishin as gjërat elementare, derisa sipas tij, kjo gjeneratë ka mundësi që të arrijë të hyjë në histori të futbollit të Kosovës duke u kualifikuar në “Euro 2020”.

Kosova të enjten luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”. “Është themeli i ndërtimit të përfaqësueses. Kosova për herë të parë luante ndaj Arabisë Saudite në vitin 2008. Kishim aq shumë probleme që nuk kishim jelek për të dyja ekipet. Sot i kanë gjithë mundësitë dhe nëse i kalojnë dy ndeshjet do të bëhet realitet ëndrra e gjitha gjeneratave. Ka mundësi që vdes dhe nuk vjen një moment, kurse këta i kanë mundësitë për të mbetur pjesë e historisë”, ka thënë Hashani në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.