Sport

Flaka Loxha në finale, Fazliu fiton dy meçet e para në Dubrovnik

Flaka Loxha ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës Evropiane në Xhudo që është duke u mbajtur në Dubrovnik.

Në kategorinë 57 kilogramë ajo ka mposhtur në ndeshjen e parë serben Teodora Çopiq, derisa në gjysmëfinale ajo e mposhti sllovenen Anna Marie Ograjensek.

Në finale atë e pret italiania Veronica Toniolo.

Kurse në këtë garë po merr pjesë edhe Laura Fazliu, e cila ka fituar dy ndeshje.

Në 63 kilogramë ajo ka mposhtur në ndeshjen e parë xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

Nga këto dy ndeshje Fazliu ka mbledhur 20 pikë.

Kjo është gara e parë ndërkombëtare pas 7 muajve për xhudistët kosovarë, shkaku i pandemisë.