Sport

Unitedi vazhdon tutje në EFL Cup

Manchester Unitedi ka vazhduar garën në EFL Cup pas fitores në udhëtim ndaj Brightonit.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore prej 3 me 0, transmeton KOHA.

McTominay ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 44 pas asistimit nga Mata.

Kurse në pjesën e dytë Mata e dyfishoi epërsinë, derisa për të asistoi Van de Beek.

Në minutëne 80-të francezi Paul Pogba shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.