Sport

Zyrtare: City transferon Diasin, largon Otamendin

Ruben Dias është përforcimi më i ri i Manchester Cityt.

Për shërbimet e mbrojtësit 23 vjeçar Manchester City raportohet t’i ketë paguar Benficas rreth 67 milionë euro, transmeton KOHA.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me skuadrën e Pep Guardiolas.

E në drejtim të kundërt do të lëvizë Nicolas Otamendi, i cili i bashkohet Benficas për 15 milionë euro.

“Të kem mundësinë që të bashkohem me një klub si Manchester City është fantastike për mua dhe nuk mund ta refuzoja. Suksesi i tyre flet vet. Ai ka qenë ekip dominues në Angli në vitet e fundit, duke luajtur një futboll sulmues që mendoj se më përshtatet”, ka thënë Dias.