Ruben Loftus- Cheek do të largohet nga Chelsea në formë huazimi.
Sulmuesi anësor nuk po gjen hapësira në formacionin bazë të trajnerit Frank Lampard dhe e ka kërkuar largimin, transmeton KOHA.
Drejtuesit e klubit të Chelseat kanë njoftuar lojtarin se nuk dëshirojnë ta shesin. Ai pritet të huazohet gjatë këtij afati kalimtar.
Për talentin anglez interesim kanë shprehur Aston Villa dhe West Hami.
Madje, klubi i Aston Villas thuhet se është afër marrëveshjes me Chelsean për lojtarin. 24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.