Sport

Bayerni interesohet për Aaronsin

Bayern Munichu ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë të Norwichi City, Max Aarons.

Kampioni i Evropës e sheh Aaronsin si përforcim ideal.

Interesim për 20-vjeçarin kishte shprehur edhe Barcelona, por oferta për huazim me të drejtë blerjeje u refuzua nga klubi anglez.

Drejtuesit e Norwichit ua kanë bërë me dije klubeve se dëshirojnë ta shesin lojtarin gjatë këtij afati kalimtar.

“Bavarezët” kanë përgatitur një ofertë rreth 25 milionë euro për mbrojtësin. Aarons ka kontratë me Norwichin deri në vitin 2024.