Sport

Kariusi huazohet te Union Berlini

Kariusi huazohet te Union Berlini

Portieri gjerman Loris Karius i është bashkuar në formë huazimi klubit të Bundesligës gjermane Union Berlin nga Liverpooli.

Karius do të qëndrojë huazim te Unioni deri në fund të stinorit. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit gjerman. Karius në dy edicionet e fundit ishte i huazuar te Beshiktashi, ku luajti 67 ndeshje gjatë dy stinorëve atje.