Sport

Miami në finale të NBA-së

Miami Heat ka arritur në finale të NBA-së për herë të parë që nga viti 2014.

Miami të dielën mbrëma triumfoi 125:113 ndaj Boston Celtics, duke e mbyllur serinë finale të Konferencës Lindore të plejofit në NBA me 4:2.

Kampioni i trefishtë i NBA-së në finale do të përballet me LA Lakersin. Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën mbrëma.

Bam Adebayo ishte më i miri te Miami të dielën, duke realizuar rekord të karrierës prej 32 pikëve, ndërsa shtoi edhe 14 kërcime. Jimmy Butler realizoi 22 pikë.