Sport

Lautaro do të mbetet te Interi

Barcelona e ka tërhequr interesimin për Lautaro Martinezin. Sipas mediave italiane, klubi spanjoll nuk do të tentojë më transferimin e Lautaros.

Barcelona kishte shprehur interesim të vazhdueshëm për sulmuesin argjentinas, por nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me Interin. Zikaltrit kanë refuzuar ta shesin sulmuesin gjatë këtij afati kalimtar. 23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Lautaro është pjesë e Interit që nga viti 2018, kur u transferua nga Racing Club.