Ezgjan Alioski ka luajtur pak për Leeds United që fitoi 1:0 ndaj Sheffield Unitedit, të dielën. Alioski u aktivizua në minutën e 90-të në vend të Rodrigos. Patrick Bamford shënoi golin e fitores për Leedsin që është kthyer në elitën angleze pas një kohe të gjatë. Për Alioskin ishte paraqitja e dytë në kampionatin anglez.
Në ndeshjen e kaluar ndaj Fulhamit kishte luajtur 20 minuta. Leedsi renditet i treti me gjashtë pikë.