Të premten është hedhur shorti për Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Edicioni i ri starton më 11 tetor, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Në konkurrencën e meshkujve, Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pejë kurse në duelet tjera të xhiros së parë do të luajnë: Prizreni – Kastrioti, Prishtina – Llapi, Zhegra – Drenica dhe Vushtrria – Vëllaznimi.
Ndërkohë, te femrat, Ferizaj si kampion në fuqi do ta nis edicionin me ndeshjen në shtëpi kundër Shqiponjës së Gjakovës. Në Ferizaj do të luhet edhe një derbi tjetër në kuadër të xhiros së parë ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës kurse ndeshjet tjera janë: Drita – Istogu, Samadrexha – Vjosa, Vushtrria – Vëllaznimi dhe KEK-u – Jusuf Gërvalla.