Sport

Arbëria fiton thellë ndaj Besës, del në vend të parë

Arbëria fiton thellë ndaj Besës, del në vend të parë

Arbëria e Dobrajës ka vazhduar startin impresiv në edicionin debutues në Superligën e Kosovës në futboll. Pas fitores ndaj Trepçës ’89 dhe barazimit me Prishtinën, Arbëria të premten shënoi fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat bindës, 3:0.

Ndeshja është luajtur në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës. Kjo ndeshje e ka hapur xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.