Sport

Gjoka i kënaqur me paraqitjen e Shkëndijës ndaj Tottenhamit

Descriptive Text

Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, ka thënë se me gjithë humbjen ndaj Tottenhamit, ekipi i tij është fitues.

Shkëndija u eliminua nga Liga e Evropës duke humbur në Tetovë me rezultat prej 3 me 1, transmeton KOHA.

“Ne kemi hyrë në ndeshje me shumë emocione, pasi kemi luajtur me një gjigant evropian. Jam vërtetë i lumtur me qasjen dhe lojën e lojtarëve të mi. Ne kemi pasur tranzicion të shkëlqyeshëm. Ne kemi shënuar një gol dhe kemi mundur të shënojmë edhe një tjetër. Kam thënë se pavarësisht rezultatit, Shkëndija nuk do të humb dhe kjo sot u vërtetua. Ne kemi luajtur ndeshje të barabartë. Në periudha kemi qenë më të mirë, por ndryshimet cilësore të Tottenahmit, bën dallimin. Tottenhami është një prej ekipeve më të mira në botë”, ka thënë Gjoka.