Sport

Semedo zyrtarizohet te Wolverhamptoni

Semedo zyrtarizohet te Wolverhamptoni

Mbrojtësi i djathtë portugez Nelson Semedo është transferuar te klubi i Premier Leagues së Anglisë, Wovlerhampton, nga Barcelona. Semedo ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023 me opsion për ta zgjatur atë deri në verë të vitit 2025.

Semedo 26-vjeçar ka luajtur tre stinorë te Barcelona gjatë të cilëve ka fituar dhjetë trofe të mëdhenj. Wolverhamptoni për të ka paguar 30 milionë euro, me mundësi që të rritet edhe për dhjetë milionë tjerë varësisht nga bonuset.