Sport

Llorente i bashkohet Leedsit

Qendërmbrojtësi Diego Llorente do të vazhdojë karrierën në Angli.

Ai është larguar nga Real Sociedadi për t’u transferuar te Leeds Unitedi, ekip që është rikthyer këtë edicion në Premier League.

Për kartonin e Llorentes, ekipi anglez ka paguar 20 milionë euro dëmshpërblim. Llorente 27-vjeçar, me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në vitin 2024. Spanjolli është përforcimi i pestë i Leedsit këtë afat kalimtar, ekip që në dy xhirot e para ka një fitore e një barazim në Premier League. Llorente ka edhe pesë paraqitje me Spanjën, kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Malaga e Rayo Vallecano.