Sport

Debuton për Zvicrën talentja më e madhe e këtij vendi

Është aktivizuar vetëm në minutën e 92-të, por Riola Xhemaili ka bërë hap të madh në karrierë të martën mbrëma. Ajo debutoi në përfaqësuesen A të Zvicrës, vend në të cilin vlerësohet prej lojtareve më të talentuara.

Zvicra arriti fitore të vështirë, 2:1, ndaj Belgjikës, në Thun. Ndeshja u takoi eliminatoreve për “Euro 2021”. Me fitore Zvicra ka dalë në vend të parë me 16 pikë, një më shumë se Belgjika.

Xhemaili ishte pjesë e një zëvendësimi taktik, për të humbur kohë kur presioni i belgeve ishte i madh ndaj portës helvetike.

Ajo kështu ka depërtuar në përfaqësuesen e një vendi të mbushur me futbollistë shqiptarë. Përfaqësueset e Zvicrës, njëjtë si skuadrat e këtij vendi, kanë plot lojtarë shqiptarë në përbërje. Zvicra jep edhe shumë reprezentues të Kosovës e disa të Shqipërisë. Tani në përbërje të Zvicrës A është edhe një lojtare shqiptare.

Xhemaili është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A të Zvicrës. Ndaj Kroacisë më 18 shtator nuk është aktivizuar, por ndaj Belgjikës u aktivizua.

Ishte më e reja, e grumbulluar te Zvicra për këto dy ndeshje. Sajti “srf.ch” ka shkruar se bëhet fjalë për njërën prej futbollisteve më të talentuara në Zvicër