Sport

Odegaard rezulton pozitiv me koronavirus

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan “Cadena Ser”.

Mesfushori 21-vjeçar është rikthyer te Real Madridi pasi vitet e fundit kishte qenë i huazuar te skuadrat si Heerenveen, Vitesse e Real Sociedad.

Odegaard do t’i nënshtrohet edhe një testimi për të konfirmuar nëse është pozitiv.

Ai ka luajtur në fundjavë në barazimin pa gola me Sociedadin në La Liga.