Ish-trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka thënë se i pengon mënyra se si është sjellë Prishtina me Armend Dallkun.
“Më pengon mënyra si është vepruar. Është profesionalisht e papranueshme”, ka thënë Sermaxhaj për Sportin Total.
Sermaxhaj ka thënë se atij Prishtina nuk i ka borxh, pasi në kohën kur ai është larguar financat ishin mirë.