Laçi është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në shtëpi nga klubi izraelit, Beer Sheva.
Mysafirët shënuan fitore prej 2 me 1, transmeton KOHA.
Klubi shqiptar ishte ai që kaloi në epërsi përmes Nwabuezes, i cili shënoi në minutën e 59. E në minutën e 89 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
E këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi për mrekulli klubi izraelit, duke shënuar dy herë për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Ishin Agudelo në minutën e 90+1 dhe dy minuta më vonë shënoi Varenne për fitoren e Beer Shevas.