Sport

Futbollistët e Liverpoolit dhe Cityt në garë për çmimin e “Lojtarit të Vitit nga PFA”

Futbollistët e Liverpoolit dhe Cityt në garë për çmimin e “Lojtarit të Vitit nga PFA”
Foto: Reuters
 

Katër futbollistë të Liverpoolit e dy të Manchester Cityt janë të nominuarit për çmimin e “Lojtarit të Vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë – PFA”.

Kampioni i Premier Ligës ka të nominuar fituesin e vitit të kaluar Virgil van Dijk, si dhe Jordan Henderson, Sadio Mane e Trent Alexander-Arnold, transmeton KOHA.