Sport

Muriqi edhe më afër Lazios, marrëveshja mund të arrihet të martën

Transferimit të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi te Lazio po i mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Lazio dhe Fenerbahçe janë afër marrëveshjes finale dhe një gjë e tillë mund të arrihet brenda të martës.

Në raportim nuk janë theksuar detajet tjera, por ditë më parë u raportua se Feneri ka kërkuar 20 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit.