Sport

Te Gjilani ndihen krenarë me mënyrën si debutuan në Evropë

Te Gjilani ndihen krenarë me mënyrën si debutuan në Evropë
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në kualifikimet e Ligës së Evropës për edicionin 2020/21.

Gjilani debutoi në Ligën e Evropës si nënkampion i Kosovës dhe u eliminua në raundin e parë eliminator. Pasi e kaloi me sukses ndeshjen parakualifikuese, në të cilën triumfoi në udhëtim ndaj Tre Pennes nga San Marino, Gjilani u ndal në raundin e parë kualifikues nga APOEL Nicosia.