Sport

Chelsea zyrtarizon Chilwellin

Ben Chilwell është zyrtarisht futbollist i ri i Chelseat.

Reprezentuesi anglez i është bashkuar “Bluve” të Londrës duke u larguar nga Leicesteri.

Chilwell, që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka pasur më shumë se 120 paraqitje për Leicesterin që nga debutimi më 2015.

Anglezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

23-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar tre gola në 33 paraqitje.