Lionel Messi ka gjasa të mëdha të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere për të vazhduar karrierën në Premier League.
Manchester City tashmë ka përgatitur ofertën për transferimin e yllit argjentinas, njoftojnë mediat angleze të martën.
Te City, Messi do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Skuadra angleze e sheh Messin si përforcim të madh për edicionin e ri. Megjithatë, City nuk do ta ketë aspak lehtë për ta bindur Barcelonën që të heqë dorë nga Messi.
Klubi spanjoll më herët ka insistuar se Messi nuk është në shitje, por ekipet e interesuara për shërbimet e tij duhet të paguajnë klauzolën e lirimit në vlerë prej 700 milionë eurosh.
Messi ka kontratë me Barçën deri në vitin e ardhshëm.