Klubet e Italisë, në garë për mbrojtësin e djathtë të Kosovës Klubi i futbollit Torino është duke negociuar për ta transferuar mbrojtësin e djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvodën, kanë raportuar të hënën mediumet në Itali.
Për mbrojtësin e Standard Lieges janë në garë disa skuadra në Itali përfshirë Lazion, Fiorentinën dhe Atatalantën. Por, Vojvoda ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Siç raportohet në Itali, drejtuesit e Torinos do t’i përshpejtojnë negociatat për ta bindur Vojvodën, që me Standardin e Belgjikës ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. 25-vjeçari ka luajtur në të tria ndeshjet e edicionit 2020/2021 për Standard Liegen.
-
24 gusht 2020 18:21
-
Shpërndaje në: