Sport

LeBron James po e shkruan historinë e NBA-së

Foto: AP

LeBron James po vazhdon të shkruajë historinë e NBA-së.

Los Angeles Lakers fitoi mbrëmjen e shkuar ndaj Portlandit dhe kaloi me 2:1 në epërsi në kuadër të plejofit të NBA-së.

Me këtë, James shënoi fitoren e 159-të në ndeshjet e plejofit dhe zë vendin e dytë.

Ai kaloi Tim Duncanin, legjendën e San Antonio Spurs (157).

Para James tashmë është vetëm ish-plejmejkeri i LA Angelesit, Dereck Fischer, që ka regjistruar 161 fitore gjatë karrierës.

Por James qysh këtë stinor mund të thyejë këtë rekord, pasi plejofi sapo ka nisur dhe skuadra e tij, LA Lakers është një prej favoriteve për të shkuar larg.

“Ende më duket joreale kur emri im përmendet në këtë kontekst dhe kur më krahasojnë me më të mëdhenjtë. Të gjithë e dimë se sa lojtar i madh ishte Tim Duncan, realisht ai ka jetuar në plejof me skuadrën e tij. Kur me krahasoni me të, kjo për mua do të thotë shumë”, tha James.