Sport

Hansi Flick tregon “formulën” e suksesit

Hansi Flick tregon “formulën” e suksesit

Erdhi në heshtje në krye të Bayernit, por Hansi Flick po dëshmohet si ekspert i madh. Ndryshimet e bëra nga Flick e kanë kthyer forcën e vërtetë të kampionit gjerman. Forcën e Bayernit të premten mbrëma e provoi Barcelona që pësoi 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“E kemi ditur se nëse i vendosim në presion, do të kemi raste. Ne kemi aq shumë kualitet dhe intensitet në këtë ekip. Tani duhet të rimbushim bateritë dhe të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme. Në ndeshjen e ardhshme startojmë prej zeros”, ka thënë Flick.