Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla arrin marrëveshje personale me Interin

Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Interit.

Lajmi i orëve të mbrëmjes së të premtes është bërë i ditur nga “Sky Sport”, që thotë se tashmë ka mbetur vetëm finalizimi i kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qendërmbrojtësi i shumëkërkuar që është pjesë e Hellas Veronës, zgjoi edhe interesimin e shumë skuadrave tjera evropiane, ndër të cilat ishin edhe Juventusi e Lazio, transmeton Sporti në KTV.

“Sky Sport” shkruan se Kumbulla 20-vjeçar, pritet ta nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025, teksa ka mbetur vetëm çmimi të cilin Interi do t’ia paguajë Veronës.

Kumbulla shënoi 1 gol në Serie A në 26 paraqitje sa i pati në total në edicionin që e lamë pas.