Sport

Sergio Perez shërohet nga koronavirusi, do të garojë në fundjavë në Spanjë

Descriptive Text

Piloti i skuadrës së Formula 1, Racing Point, është shëruar nga koronavirusi dhe do të garojë në garën e fundjavës në Spanjë.

Racing Point ka njoftuar se meksikani ka rezultuar negativ në testimet e fundit për koronavirus.

Ai kishte rezultuar pozitiv para pak javëve dhe humbi dy garat në Britani.