Sport

Fitore dramatike e PSG-së, shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Fitore dramatike e PSG-së, shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Foto: Reuters
22:57

Fitore dramatike e PSG-së, shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

PSG-ja ka shënuar fitore dramatike në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Ishte klubi italian që e nisi takimin më mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 27 përmes kroatit Mario Pashalliq, transmeton KOHA.

Gjiganti francez nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka në minutat shtesë.

Së pari shifrat i barazoi Marquinhos në minutën e 90 pas asistimit nga Neymar.

Derisa golin e fitores e shënoi Choupo-Moting tre minuta më vonë, pas asistimit nga Mbappe.

Me këtë fitore PSG-ja e siguron plasmanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të pretë fituesin e ndeshjes Leipzig – Atletico Madrid.

21:32

Atalanta në epërsi ndaj PSG-së, gol i bukur nga Pashalliq

Atalanta ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ishte Pashalliq ai që shënoi një gol shumë të bukur, pas asistimit nga Zapata, transmeton KOHA.

Atalanta realizoi një aksion shumë të bukur deri te momenti i golit të Pashalliqit, i cili me të majtën e tij dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 27-të.