Sport

Karriera e portierit të Kosovës në hendboll nisi si pjesë e ekipit të shkollës në futboll

Karriera e portierit të Kosovës në hendboll nisi si pjesë e ekipit të shkollës në futboll

Haris Berisha kishte dilemat e tij si fëmijë. Nuk ishte i vendosur nëse do të regjistrohej në ndonjë klub të futbollit apo ku sot është duke bërë karrierë – hendboll. Me insistim të vëllait, 24-vjeçar, ai zgjodhi hendbollin.

“Nuk jam aspak pishman, mburrem me karrierën dhe të arriturat e mia deri tash si portier i hendbollit”, thotë Berisha.