Sport

Van Persie kthehet te Feyenoordi si trajner

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Robin van Persie, është kthyer te klubi i fëmijërisë, Feyenoordi, si trajner.

37-vjeçari Van Persie sezonin e fundit si lojtar e pati me skuadrën holandeze në edicionin 2018/19 dhe tani do të punojë me trajnerin Dick Advocaat për t’i ndihmuar sulmuesit.

“Nuk është një pozitë zyrtare dhe është e vështirë për mua që t’i jap një titull”, ka thënë holandezi, transmeton Sporti në KTV.

“Është diçka e mirë për mua. Do ta shoh se a më pëlqen kjo gjë dhe ta ndihmoj stafin”, përfundoi ai.

Van Persie, i cili 102 herë është paraqitur me shtetin e tij, ka shënuar 35 gola në 98 ndeshje në kampionatin “Eredivisie”, gjatë dy edicioneve me Feyenoordin.

Qëkur u pensionua si lojtar vitin e kaluar, ai ka punuar në media në Angli.