Sport

Baines: Drita ka lojtarë kualitativë

Descriptive Text

Ekip me shumë cilësi e ka vlerësuar kampionen e Kosovës, Dritën, trajneri i skuadrës kundërshtare, Adolfo Baines.

Baines me të besuarit e tij, kampionë të Andorrës, kanë kryer edhe përgatitjet e fundit para duelit që do ta zhvillojnë në Nyon të Zvicrës.

Ai ka thënë se ekipi duhet të jetë shumë i bashkuar, në mënyrë që të arrihet diçka pozitive nga takimi i së shtunës, raporton Sporti në KTV.

“Jemi shumë të lumtur dhe të përgatitur për atë që na pret në Zvicër. Kjo ndeshje do të na shërbejë për nivelin tonë kundër skuadrave të njëjta si e jona. Shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur. Kemi parë pesë ndeshjet e fundit të Dritës dhe ata janë të shpejtë, të fortë dhe kanë lojtarë shumë cilësorë. Krijojnë shumë situata ku mund të shënojnë gol. Ne do të jemi të bashkuar, të presim momentin tonë dhe të përpiqemi të përqendrohemi vetëm te ndeshja.” Inter d’Escaldes është klub i formuar në vitin 1991, por nuk ka shumë suksese në kampionatin e Andorrës.

Vetëm këtë vit kanë korrur suksese, duke dalë më të mirët e ligës dhe më të mirët e Kupës së Andorrës.

Takimi Drita – Inter d’Escaldes do të luhet në orën 18:00, ndërsa finalisti i këtij takimi luan kundër Tre Fiorit apo Linfieldit.