Sport

Një pjesë e ekipit të Dritës del negativ në testin për koronavirus

Descriptive Text

Një pjesë e ekipit të Dritës së Gjilanit del negativ në testin për koronavirus, ka njoftuar të enjten për KOHËN, drejtori Feti Murseli.

Murseli ka thënë se për pjesën tjetër të ekipit rezultatet u është thënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se do t’ua tregojnë sonte, në orën 23:00.

Klubi i futbollit Drita të mërkurën në mëngjes është testuar për koronavirus, derisa të premten do të udhëtojë drejtë Nyonit për ta zhvilluar të shtunën ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Inter d’Escaldes.

“Nëse nuk do t’i marrim deri sonte rezultatet për pjesën tjetër, atëherë do të jetë vonë për ne dhe do të detyrohemi ta njoftojmë edhe UEFA-n për anulimin e udhëtimit”, ka thënë Murseli.

Drita do të testohet edhe të premten për koronavirus me të mbërritur në Nyon.