Milani e ka transferuar futbollistin e ri francez Pierre Kalulu. Kalulu 20-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Milanin. Atij i ka skaduar kontrata me Lyonin.
“Milani njofton për transferimin e Pierre Kalulus. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025”, thuhet në një njoftim të klubit italian.
Mbrojtësi i djathtë i ka luajtur tri ndeshje me U-20 të Francës dhe 12 me U-19 të Francës.