Sport

Troshupa transferohet në Poloni

Portieri kosovar Deniz Jaçek Troshupa është larguar nga Feronikeli. Ai ka kaluar te klubi polak Stomil Olsztyn. Lajmin e ka bërë të ditur klubi polak në faqen zyrtare. 

Troshupa është prezantuar te klubi i ri, që garon në rangun e dytë të futbollit polak. Ai këtë stinor ka bërë 13 paraqitje me Feronikelin.

Ai me klubin polak ka firmosur kontratë dyvjeçare.