Sport

Ter Stegen pritet të firmosë kontratë të re pesëvjeçare me Barcelonën

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen pritet të firmosë kontratë të re pesëvjeçare me Barcelonën, shkruan “Mundo Deportivo”.

Bisedimet për kontratë të re ishin pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Mirëpo, krerët e Barcelonës janë të vendosur tash për të siguruar që ai të mbetet në “Camp Nou” përtej vitit 2020.

Ter Stegen këtë stinor ka mbajtur portën e paprekur në 15 nga 44 ndeshjet.