Sport

Volejbollisti Hajdaraj, kampion edhe në hedhje të shtizës

Volejbollisti Hajdaraj, kampion edhe në hedhje të shtizës

Muajin e kaluar, Bardhyl Hajdaraj fitoi titullin e kampionit me klubin e volejbollit Ferizaj. Ishte titulli i parë për klubin, por për Hajdarjan trofeu i 16-të në karrierë. Hajdaraj kampion doli edhe në një sport tjetër këtë edicion - atletikë. Si atlet i klubit të atletikës “Mitrovica”, ai zuri vendin e parë në hedhje të shtizës, në kampionatin e atletikës për seniorë dhe pionierë që u mbajt të dielën e shkuar në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Hodhi shtizën në largësi prej 45.30 metrash, derisa kampioni i vitit të kaluar ishte Samir Taranish, ishte më i shkurtër në hedhjen e tij - 43.50 metra. Për Hajdarjan, ky sukses është plotësisht i papritur për shkak se ai asnjëherë nuk e ka stërvitur këtë disiplinë. Në fakt, para dy javësh, për herë të parë e provoi veten në hedhjen e shtizës dhe doli i pari, kurse një javë më vonë u shpall edhe kampion i Kosovës. Ai këtë disiplinë e ka pasur vetëm si ide.