Sport

Britania e Madhe në momentin e fundit ndalon aktivitetet sportive 'pilot' me tifozë

Britania e Madhe në momentin e fundit ndalon aktivitetet sportive 'pilot' me tifozë

Kryeministri britanik Johnson i anuloi planet e tij për t’i lehtësuar më tej kufizimet për virusin Corona. Vendimi u mor ditën e hapjes së Kampionatit Botëror të Biliardos, ku parashikohej të lejoheshin rreth 300 tifozë.

Kryeministri britanik Boris Johnson u njoftoi tifozëve të sporteve të ndryshme se nuk do të lejohen të ndjekin në vendet ku zhvillohen veprimtaritë sportive në Angli deri të paktën më 15 gusht për shkak të një rritjeje të infeksioneve me virusin Corona.